Pitt dhe Jolie zgjasin xhirimet e filmit, bëjnë udhëtim familjar në anije

Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë duke planifikuar disa ditë të mbushura me argëtim për të kënaqur 6 fëmijët e tyre gjatë qëndrimit në ishullin e Maltës.Familja Jolie-Pitt hipën në anije të enjten për të udhëtuar edhe pse ishin gjatë xhirimeve të një filmi dramë të quajtur “By the Sea”.Fëmijët Maddox 13 vjeç, Pax, 10 vjeç, Zahara 9 vjeç, Shiloh tetë dhe binjakët 6 vjeçarë Vivienne dhe Knoëx dukeshin të ngazëllyer për udhëtimin e tyre ndërkohë që hipën në bordin e anijes.