Rita Ora reklamon veshjet e saj Adidas në Japoni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2014, 17:39
Rita Ora ka vizituar Tokion për të promovuar veshjet e saj të dizenjuara për Adidas. Këngëtarja ka treguar më shumë për aktivitetin e saj në Instagram, teksa ka postuar disa foto me veshjen karakteristike me lule dhe atlete të bardha.Ajo gjithashtu ka përformuar edhe hitet e saj për fansat e shumta të cilët kanë shfaqur ekzaltimin e tyre për vizitën e Ritës.Bukuroshja ka blerë edhe atletet e dizenjuara nga vetë ajo në japoni dhe u ka kushtuar edhe nje status në Instagram krijimit të saj të bukur.