Monako, Oktoberfest pret 6 milion vizitorë
Tenda dielli, gota të mëdha birre, kostume tradicionale të festës dhe vizitorë të shumtë, mund të shikosh në Monaco, ku po realizohet festa e birrës.Oktoberfest, është festivali bavarez i birrës, i cili tërheq miliona njerëz nga e gjithë bota. Si zakonisht femrat janë veshur me kostume tradicionale, të gatshme për të shërbyer me birrë vizitorëve të etur.Historia e Oktoberfest daton mbi njëqind vjet më parë, kur Princi Ludwig, në vitin 1810, u martua me Therese von Sachsen-Hildburghausen, në një ceremoni luksoze, ku natyrisht nuk mungonte birra.Sot, mesatarisht, çdo vizitor shpenzon 68 € në ditë, të ardhurat pritet të jenë rreth 435 milion euro. Kjo gjithashtu në sajë të çmimit për gotën e madhe, i cili është vetëm 10 €.Portat e Oktoberfest mbeten të hapura deri më 5 tetor dhe organizatorët presin rreth gjashtë milionë vizitorë.m.p/Oranews.tv