Foshnja lind me dhëmb, mamaja shqetësohet se si ta ushqej atë
Një mama e re ka pranuar se ajo është e shqetësuar në lidhje me ushqyerjen me gji të vajzës së saj pasi ajo lindi me dy dhëmbë të parmë të formuar plotësisht.Shumica e foshnjave fillojnë ti dalin dhëmbët kur janë rreth 6 muajsh por Rose Esme Pullen shtangu infermieret dhe mamanë e saj në Spitalin Universal të Wales në Cardiff me dhëmbët e saj të qumshtit, raporton Wales Online.Rose lindi në orën 9: 58 të mëngjesit në datën 22 Gusht, me peshë 3.2 kilogram dhe tërhoqi menjëherë vëmendjen e spitalit me dhëmbët e saj.Foshnja Rose nuk është e para në familje që lindi me dhëmbë, pasi dhe gjyshja e saj nga ana e nënës kishte lindur me një dhëmbë të përparmë.Dhëmbët e Rose u hoqën tre ditë pasi ajo lindi por asaj ende pritet që ti rriten një seri e plotë e dhëmbëve të fëmijës.Prindërit e Rose vendosën që ta mbanin dhëmbin e saj të parë në një qyp.