Young Zerka, "këngëtari me stil" që të gjithë e duan
Kohët e fundit muzika në Shqipëri ka huazuar rryma të ndryshme dhe këtë verë këngët ritmike më nota latine, reggae kanë qënë ato këngë që janë dëgjuar pafund në clube nate, në vende festive dhe në udhëtimet me makinë.Mund të quhet risi sepse vitet e kaluara nga muzika shqiptare dëgjoheshin më shumë tallava apo ato këngët mix me ritme tekno apo rep.Artisti që surprizoi tregun muzikor shqiptar ishte zbulimi i vitit 2014, Young Zerka. Këngëtari që solli një risi në të kënduar duke futur elementë reggae të pastër dhe një stil të kënduari të veçantë.Trajtimi i fjalëve, tonet e zërit dhe look-u i tij si një “xhamajkan” solli suksesin e padiskutueshëm të këtij këngëtari.Young Zerka ishte dhe “protagonist” i rëndësishëm i dy hiteve më të dëgjuar të kësaj vere “Roll” në bashkëpunim me Dhurata Dora dhe “24 orë” me Alban Skënderaj.Ky këngëtar i ri ka arritur të dallohet mes shumë këngëtarëve që duan të bëhen të famshëm dhe të synojnë tregun muzikor shqiptar. Për më shumë ndiqni dhe dy këngët e tij të shumëklikuara në Youtube.