Vajzat 'binjake', në të vërtetë janë tezja dhe mbesa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2014, 15:52
Alison Wilson 43 vjeçe dhe e bija Ashly 25 vjeçe në vitin 2003 sollën në jetë vajzat e tyre në të njëjtën ditë Daisy-n dhe Ruby-n.Daisy Wilson dhe Ruby Stephenson kanë diferencë nga njëra tjetra vetëm 72 orë dhe janë të pandashme nga njëra tjetra.Vajzat të cilat ngjajnë si motra binjake tashmë janë të pandashme madje të gjithë mendojnë se janë motra, por në të vërtetë Daisy është teza e Ruby-t, që të dyja kanë të njëjtat preferenca, ndjekin të njëjtat programe madje dhe vishen njësoj si binjake të vërteta.Së bashku shkojnë dhe në kopësht dhe është shumë e vështirë që moshatarët e tyre të kuptojë që teza dhe mbesa kanë të njëjtën moshë.