Martohet Zv/Ministrja e Integrimit Erisa Xhixho
Martohet zv/Ministrja e Integrimit Erisa Xhixho, e cila në një ceremoni buzë detit Adriatik i ka thënë ‘PO’ bashkëshortit të saj Enea Nuredini.Ceremonia elegante, për të cilën është kujdesur vetë Alketa Vejsiu, është zhvilluar buzë detit Adriatik. Nën ndriçimin e qirinjve dhe nën zhurmën e valëve të detit, veshur më fustanin e bardhë Erisa ka shkëlqyer në ditën e saj më të rëndësishme teksa ka ecur drejt altarit, më emocionues bëhet momenti kur Erisës i kanë lotuar sytë teksa i ka thënë ‘PO’ bashkëshortit të saj.Mes të ftuarve në këtë ceremoni shihet edhe Kryetari i Parlamentit dhe kryetari i LSI-së Ilir Meta së bashku me bashkëshorten e tij Monikën.Ceremonia ka filluar në orën 18:30 me celebrimin zyrtar nga përfaqësues të Bashkisë në prani të të afërmve të çiftit, duke u ndjekur më pas nga një koktej buzë detit. Mësohet se çifti do të organizojë darkën e dasmës me miqtë dhe familjarët e përbashkët ditën e shtunë më 13 Shtator pranë kompleksit modern ‘Royal Hill’.