Vajza që jeton si një sirenë profesioniste

Njihuni me adoleshenten që ka vendosur që karrierën e saj ta bëjë si një sirenë profesioniste. 19 vjeçarja ka bërë bishtin e saj dhe është trajtuar për katër orë në ditë se si të notojë me këmbët e saj të reja.Duke veshur edhe një kostum të vjetër banjoje, Emily Keat nga Cornwall ka krijuar kostumin perfekt të sirenës me ngjyrat blu/jeshil për t'i ngjarë sa më shumë Ariel nga përralla ”Sirena e vogël”.Vajza gjithashtu ka lyer edhe flokët e kuqe për tu përshtatut më shumë me jetën e një peshku sirene.”E dua jetën time prej sirenë. Nuk do e imagjinoja të bëja gjë tjetër”-ka thënë Emily.Ajo gjithashtu ka treguar se notimi me bisht të gjatë ka qënë i vështirë në fillim por duke u praktikuar ky not është bërë mënyrë jetesë për vajzën.