Ndahet nga jeta Richard Kiel, “dhëmbë çeliku” i James Bond

Është ndarë nga jeta në moshën 74 vjecare aktori Richard Kiel, i njohur për rolin e tij si "dhëmbë çeliku" në dy filma të James Bond. Kiel ndërroi jetë në një spital në Fresno të Kalifornisë. Vdekja e aktorit është konfirmuar një zëdhënësja e spitalit "Saint Agnes" Kelley Sanchez.Ajo nuk dha asnë detaj për shkaqet e vdekjes së aktorit, duke cituar e etikën e ruajtjes së konfidencialitetit të pacientit. Aktori gjigand, i cili ishte 2 m e 18 cm i gjatë, pak kohë më parë kishte thyer këmbën dhe ishte shtruar në spital për të marrë trajtim mjekësor.Kiel është i njohur për rolin e tij në vitin 1964 ne filmin “The Man from U.N.C.L.E” dhe gjithashtu me rolin e tij në filmin "Barbary Coast”, realizuar ne 1975.