Hyn të vjedhë, hajdutin e zë gjumi në krevat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2014, 18:59
Dion Davis pasi ka mbaruar punën duke vjedhur një qese plot bizhuteri në një shtëpi në Florida, ka menduar të marrë një sy gjumë në njërën nga dhomat e gjumit, duke qënë se në shtëpi nuk ndodhej njeri.
Pasi vjen në shtëpi pastruesja dhe gjen hajdutin shtrirë sa gjerë e gjatë me qesen e bizhuterive të çmuara pranë tij, lajmëroi policinë e cila nuk vonoi të vinte.
Por mesa duket hajduti 29-vjeçar kishte kohë që nuk flinte në një krevat aq të rehatshëm, pasi edhe ku ka mbërritur policia me sirenat ndezur ai sërish nuk është zgjuar.
Policia pasi I bëri një foto për provë të pa kundërshtueshme, zgjoi të riun nga gjumi dhe me prova të qarta për vjedhjen e arrestoi. Vlera e bizhuterive të vjedhura arrinte në 6000 paundë.