Orgesa Zaimi bëhet nuse ndërsa dhëndri gjendet në kafe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2014, 20:51
Këngëtarja shqiptarë Orgesa Zaimi ka veshur fustanin e nusërisë por teksa i hedhim një sy fotove në profilin e saj në Instagram nuk shohim gjëkundi dhëndrin.Por nga shkrimi lexojmë që thjesht po realizon një set fotografik për një revistë dhe ajo shkruan me shaka: Unë në dasmën time që zgjati gati 2 orë, morën pjesë një fotograf, një stilist, gocat e Geraldinës që më veshën dhe lagjja aty jashtë që shikonte. Erdhi çik dhe ime bijë, bëri ca foto me mamin nuse, ti kishim se nuk i dihet, kurse burri më braktisi, iku në kafe. Ja kjo është dasëm, del edhe nëpër kopertina jo shaka’Orgesa është e martuar prej disa vitesh me gazetarin Mentor Beqa dhe kanë një vajzë të quajtur Bora.