David Beckham 'frymëzohet' nga reperi Jay Z

Ish futbollisti i famshëm anglez David Beckham ka shtuar së fundmi koleksionin e tatuazheve të tij, në dorën e djathtë ai ka bërë tatuazh disa vargje nga kënga e reperit amerikan Jay Z  ‘Big Dream Be Unrealistic’.Mesa duket David i ka plotësuar dëshirën bashkëshortes së tij Victoria e cila para disa javësh i postoi në profilin e tij Twitter pikërisht këto vargje, të cilat david nuk ka nguruar t’i bëjë tatuazh në dorën e tij.