Manikyri që ju mbron nga përdhunimi

Katër studentë nga Universiteti i Karolinës së Veriut kanë shpikur një produkt sa në modë aq edhe funksional. Grupi i të rinjve të quajtur ‘Undercover Colors’ po promovojnë manikyrin i cili ndërron ngjyrë nëse një vajzë takohet më një përdorues droge me qëllim për ta përdhunuar.Qëllimi i të rinjve është që ky produkt t’u vijë në ndihmë vajzave duke  i paralajmëruar nëse ndodhen pranë një rreziku të tillë.Njëri nga pjestarët e grupit shprehet se ‘Qëllimi ynë është të shpikim një teknologji për të mbrojtur femrat nga një ekspëriencë e tmerrshme siç është përdhunimi, dhe ne po mundohemi të gjejmë një zgjidhje me anë të ketij produkti I cili përdoret gjerësisht nga femrat’.Edhe shteti i ka ofruar ndihmë këtyre të rinjve duke iu siguruar një hapsirë në një laborator shkencor.