Gruaja i shkruan mesazh hajdutit, e bind atë t'i rikthejë makinën

Një nënë nga Missouri është përballur me një hajdut pasi ai i kishte vjedhur makinën.Mamaja beqare që e kishte lënë celularin në makinë, i ka shkuar hajdutit duke iu lutur që t’ia kthente, dhe çudia ka ndodhur kur burri ia ka kthyer makinën e saj.E deshpëruar nga ajo që i kishte ndodhur Megan Batten, nënë e pesë fëmijëve i ka shkuar mesazh hajdutit:“Hej, ju sapo i keni vjedhur makinën e punës së një nënë beqare me pesë fëmijë. Ti po shkatërron jetën time”- ka shkuar ajo.Por gruaja ka thënë se mrekullitë ekzistojnë kur hajduti i ka kthyer mesazh.“Ndihem shumë keq. Fëmijët e mi donin një vakt në tavolinë dhe këtë e bëri babai i tyre që ata të kishin ushqim. E di që është e gabuar, por ka qënë shumë e vështirë qëkur humba punën.”-ka shkruar hajduti në mesazh.Pas disa bisedash mes tyre, hajduti i ka treguar gruas se ku ndodhej makina që ajo të shkonte ta merrte.Dhe gjithçka ka rezultuar e vërtetë kur gruaja e ka gjetur makinën në vendin ku ai i kishte treguar.Në shenjë humanizmi dhe pendese të hajdutit, nëna beqare Megan nuk ka bërë asnjë denoncim.