Djali vret veten, prindërit u tregojnë foton shokëve të tij "Ja çfarë i bëtë"

Prindërit e një djali që kishte vrarë veten kanë shpërndarë një foto të tij për tu treguar ngacmuesve të tij se çfarë ata i kanë bërë.Një foto shokuese tregon Dylan Stewart në shtratin e spitalit pa jetë sepse doktorët nuk mundën ta shpëtojnë atë pasi ai u gjet i varur të dhomën e tij.Nëna e 12 vjeçarit ka thënë se u është dashur të ndërronin qytet dhe shkollë, por në shkollën e re shumë nxënës e kanë ngacmuar duke e quajtur atë me sindromën Doën, të cilën ai nuk e kishte.Ky veprim i dhimbshëm i prindërve ka si qëllim që të ndalojnë ngacmime të tjera në shkollë.“E kemi bërë këtë që të shpëtojnë fëmijë të tjerë nga ngacmimet e shokëve të tyre. Nuk do doja që prindërit e këtyre fëmijëve të vuanin sic po vuajmë ne nga humbja e djalit”-ka thënë Amanda, nëna e djalit të vetëvarur.