Mbijeton pasi një shufër hekuri i çan kafkën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Gusht 2014, 21:16
Duket si një film horror ku një 50-vjeçar nga Kina i cili teksa mblidhte hekur një shufër e gjatë hekuri i është ngulur në kafkë.Menjëherë 50-vjeçari është dërguar në spital të cilit pasi i është prerë shufra e hekurit i është nënshtruar operacionit prej disa orësh, derisa mjekët ka arritur t’i heqin plotësisht hekurin nga koka.Hekuri ka depërtuar nga ana e djathtë e ballit dhe ka dalë nga ana e majtë e nofullës duke ngecur brenda kafkës teksa ai përpiqej të mblidhte hekurin e shtëpisë së tij të vjetër tashmë të shaktërruar.Dhe doktorët janë shprehur sa të çuditur aq dhe të gëzuar se 50 vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ai ishte më fat pasi nuk ka pësuar asnjë dëmtim nga hekuri në kokë.