Producenti i filmave ndalohet nga policia, e ngatërrojnë me një hajdut
Charles Belk një producent filmash është ndaluar gabimisht nga policia për rreth 6 orë pasi ata e ngatërrojnë me një hajdut.Belk i cili po udhëtonte me motorrin e tij për të marrë pjesë në festën organizuar një natë para çmimeve Emmy në Beverly Hills u ndalua nga policia pasi nga përshkrimi I tij fizik ngjante më një hajdut i cili kërkohen nga policia.Fitues i shumë çmimeve ekzekutive u arrestua në mes të bulevardit të qytetit duke I vënë menjëherë prangat madje iu mohua edhe e drejta e një telefonate derisa oficerët konfirmuan identitetin e tij të cilët më pas e kanë lënë të lirë duke I kërkuar ndjesë.Fotoja e tij ulur në trotuar me pranga në duar dhe policia që e ka rrethuar po bën xhiron e botës në mediat sociale pasi postoi vetë foton në profilin e tij Facebook.