Flokët e shkurtra, trendi i ri për Vjeshtë/Dimër 2014
Me mbarimin e sezonit të verës ku flokët tuaj janë dëmtuar nga dielli gëzojuni faktit se stilistët e mëdhenj të modës po sjellin flokët e prera shkurt në trendin e këtij sezoni të ri Vjeshtë/Dimër 2014.Të gjitha modelet e Emporio Armani, Oscar de la Renta apo Moschino, do të ecin në pasarelat e modës duke ekspozuar veshjet e reja por edhe modelet e reja të flokëve të shkurtra.Këtë gjë e konfirmon edhe një nga parukierët më me influencë në industrinë e modës Eugene Souleiman, tendenca e këtij sezoni të ri do të jenë flokët e shkurtra të cilat tregojnë një besim të caktuar në vetvete.Por kjo nuk do të thotë që të gjithë të vrapojmë të presim flokët pasi jo të gjithë Iipërshtaten këtij modeli, flokët e shkurtra duhet t’i përshtaten personalitetit tuaj dhe një rregull që duhet mbajtur mend është se nëse fytyra juaj është e ‘gjatë’ atëherë modeli i flokëve të shkurtra do të ishte idele.