Albana Osmani deformohet nga ndërhyrjet kirurgjikale në fytyrë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Gusht 2014, 22:50
Moderatorja e njohur Albana Osmani këtë vit rikthehet përsëri në ekranet shqiptare për të prezantuar emisionin investigativ “Fiks Fare”. Por në një foto të fundit ku ajo shfaqet me kolegët e saj fytyra e Albanës duket ndryshe dhe me formë të transformuar.Ajo ka treguar se ka bërë disa ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë ku ka rregulluar hundën, por megjithatë më së shumti bie në sy fryrja e buzëve të saj, dhe pse moderatorja nuk e ka pranuar një ndërhyrje të tillë.Megjithatë Albana njihet për ëmbëlsinë e saj dhe shkathtësinë në të prezantuar dhe fansat e shumtë e përkrahin atë në çdo emision dhe aktivitet që ndërmerr.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter