Vdes në moshën 44 vjeçare burri më i gjatë në botë, ishte 2,5 metër
Burri që besohet se ka qënë më i gjati në planet rreth 2,5 metër ka vdekur në moshën 44 vjeçare.Leonid Stadnyk, i cili ka thënë se ishte shumë i ndrojtur për ta pranuar dhe që të futej në librin Guinness ishte gjysëm metre më i gjatë se futbollisti anglez Peter Crouch.Fermeri nga Ukrahina vdiq ditën e djeshme nga një hemoragji në tru pas disa problemesh shëndetësore.Për gjatësinë e tij ai ka qënë shprehur: “Për mua, kjo gjatësi është një mallkim, një dënim nga Zoti. Se çfarë mëkati kam bërë, nuk e di. Gjatë gjithë jetës kam ëndërruar të jem si çdo njeri tjetër normal.”Që në moshën 12 vjeçare Leonid vazhdoi të rritej shumë dhe prodhoheshin shumë hormone duke bërë qëa ai të rritej çdo 30 cm çdo vit duke vuajtur kështu nga sindroma e gjigandizmit.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter