Kobra kafshon kuzhinierin 20 minuta pasi i kishte prerë kokën

Një kuzhinier Peng Fan nga Kina ka prerë kokën e gjarprit Kobra për të gatuar një pjatë me mishin e tij, por pas 20 minutash kur kuzhinieri vendosi ta hedhë në kosh koka e Kobrës e ka kafshuar duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.Kjo vdekje mund të llogaritet si një nga vdekjet më të çuditshme por eksperti i zvarranikëve Yang Hong-Chang shprehet se zvarranikët mund të jenë aktiv deri në një orë pasi iu pritet koka.Policia u shpreh se ‘Kjo vdekje është e pazakontë dhe aksidentale dhe nuk ka asgjë për të shtuar’.Helmi i Kobrës shkakton asfiksi dhe paralizë, por edhe nëse helmi i tij bie në kontakt me sytë shkakton verbim të mënjëhershëm.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter