10 frazat që nuk duhen thënë kur debatojmë me partnerin

Ekspertët shprehen se të debatosh me partnerin ka anët e saj pozitive në një marrëdhënie në çift por gjithashtu mund të ketë një impakt negativ nga mënyra sesi e shprehni zemërimin apo e filloni diskutimin.Psikoterapistja italiane Marinella Cozzolino na tregon se nëse nuk dëshironi të vini në rrezik marrdhënien me partnerit atëhere mos përdorni këto 10 fraza.Me gjithë këto probleme që kam edhe ti më duheshe…. Nëse i drejtohesh kështu partnerit I jep të kuptojë që nuk ke kohë të merresh me problemet e tij. Në vend të saj shprehuni ’Më fal shpirt, kam disa probleme si thua bisedojmë?’Pas kaq sakrificash që kam bërë për ty… Gjërat që ke bërë me të dhe për të në vend që të jenë burim kënaqësie kthehen në një moment acarimi për të dy, në vend të saj thoni ‘Kam vepruar gjithmonë për të mirën tënde dhe tonën bashkë, nëse kam gabuar nuk e kam bërë me qëllim’.Duhet të kisha besuar shoqet e mia, të cialt e kanë kuptuar cili je… Përdorimi I kësaj pothuajse I vë kapakun marrdhënies sepse vë në dukje besimin që keni tek shoqet dhe jo tek ai. Debatoni për problemin që ju shqetëson pa u ndarë në grupe.Lëre e bëj vetë, ti s’di të bësh asgjë… Kjo frazë vë në dukje paaftësinë e partnerit për të bërë diçka apo atë që bën nuk e bën mirë. Pa respekt dashuria nuk ekziston, inkurajojeni duke I thënë ‘As unë nuk e bëj siç duhet, e provojmë sërisht?’Është i gjithi faji yt… Të fajsosh partnerin sa herë që gjërat nuk shkojnë ashtu siç mendon për të justifikuar fajin që keni ju  është një teknikë shumë e gabuar. Përdorni në vend të saj ‘gabimet rregullohen, më thuaj si mund të të ndihmoj?’Të pata thënë… Frazë tipike e atyre që tentojnë të nxjerrin në pah gabimet e partnerit duke e trajtuar atë si një fëmijë. ‘E dinim që mund të ndodhte edhe kështu’.Mallkuar qoftë dita kur u takuam… Kjo frazë akuzon drejtpërdrejt partnerin se ju ka shkatërruar jetën, duke e akuzuar se është partneri shkak I pakënaqësisë në këtë marrdhënie.Ish partneri ishte më i zoti… Të bësh krahasimin e partnerit më ish-in tuaj padyshim i vë kapakun lidhjes tuaj në çift, është fraza më negative dhe më mizore. Përpara se ta thoni mendoni se si do ndiheshit ju po t’iu drejtohej kjo frazë?E dija që sduhej të të besoja… Me fjalë të tjera kjo do të thotë se nuk keni patur kurrë besim tek partneri duke e konsideruar një person të papjekur dhe të paaftë. Shprehja e duhur ‘Po më thua që nuk duhet të kem besim tek ti?’Nuk paske kuptuar asgjë… një frazë e cila përdoret kudo edhe mes kolegëve dhë përdorimi I kësaj shprehjeje ju bën të dukeni antipatik dhe të paedukatë tek të tjerët. Dhe në vend të saj  shprehuni ‘Ndoshta nuk e kam shpjeguar mirë’.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter