Macja mban peng familjen në shtëpinë e tyre

Një mace, tashmë famëkeqe, ka mbajtur peng pronaren e saj së bashku me të bijën brenda shtëpisë së tyre në San Diego.Cuppy, e cila jetonte prej 14 vitesh në këtë shtëpi ka detyruar familjen të qëndrojë në dhomën e tyre duke i sulmuar sa herë që ata tentonin të dilnin nga dhoma.Dhe familja u detyrua të thërriste policinë kur Cuppy u acarua edhe më shumë teksa vajza e shtëpisë doli nga dhoma për të shkuar në tualet.Por edhe me ardhjen e policisë Cuppy fillimisht vazhdonte të ishte e acaruar dhe të mos ‘dorëzohej’, derisa më në fund humbi interesin dhe u largua të bënte një xhiro rreth shtëpisë.Mesa duket qëllimi i maces ishte të ishte në qendër të vëmendjes për disa minuta, dhe ia arriti më së miri këtë gjë.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter