Modeli mbulon fytyrën me tatuazhe për tu bërë i famshëm
Shumë njerëz ndihen të bukur duke pasur një ose tre tatuazhe, por ky djalë ka rrezikuar për të shndërruar trupin e tij në një nivel tjetër me anë të vizatimit me tatuazhe.Vin Los 24 vjeç nga Montreal ka mbuluar fytyrën e tij qafën dhe kraharorin me tatuazhe shkrimesh.Ai nuk ka përdorur shkonja artistike, por me shkronja të thjeshta të piktuara me dorë te cilat kanë madhësi të ndryshme që përbëjnë fjalë si “Fame”, “Guilty”, “Scream”, “Sex bomb” etj.Mbulimi i fytyrës dhe qafës më këto fjalë për modelin Los kanë një kuptim.“Dua që të bie në sy dhe njerëzit ti shikojnë tatuazhet e mia. Nga kjo ata të kenë një impakt. Sepse çdokush që lexon ka përshtypjen të pyesi “Pse “Fame", si është jeta e tij?”-thotë djali.Ai do që të ketë famë dhe thotë se do që të bëhet i famshëm në të gjithë botën./mv/oranewsonline/Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter