Kim Kardashian fiton 200 milionë dollarë nga video-loja e saj

Ylli i “reality-show” po provon nje sukses të ri virtual, nëpërmjet një video-loje “Kim Kardashian Hollywood” të cilën e ka prezantuar me 25 Qershor 2014.Video-loja është renditur e treta, si loja më e shkarkuar nga Apple Store dhe Google Play dhe përfitimi vjetor për Kim mund të arrijë shifrën 200 milionë dollarë, sipas analistit Douglas Creutz nga “Cowen & Company”.“Ka qënë një periudhë e mrekullueshme bashkëpunimi me kompaninë “Glu Mobile” që krijoi lojën, kemi punuar për çdo detaj dhe do vazhdojmë ta pasurojmë lojën me gjëra të reja ” u shpreh Kim në një intervistë për E!News.