Ja aktorët që do luajnë rolin e Whitney Houston dhe Bobby Brown
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2014, 12:50
Ai ka luajtur shumë role të ndryshme në karrierën e tij si aktor, por roli i ardhshëm i Arlen Escarpeta do të jetë një sfidë e vërtetë.Aktori 33 vjeçar është zotuar të luajë rolin e bashkëshortit të Whitney Houston, Bobby Brown në filmin kushtuar divës së muzikës botërore Whitney Houston.Aktori i ri do luajë përkrah yllit Yaya Dacosta (Whitney Houston në rol) e cila është shprehur se për të është një kënaqësi që do ketë përkrah një aktor të talentuar dhe të përkushtuar si Arlen.