Revista Vanity Fair i shton flokë Princ William
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2014, 12:33
Kur Kate Middelton tha se duhej një paruke leshi për të mbuluar tullën e princ William, njerëzit e morën si një shaka.Por një reviste amerikane mund ta ketë marrë seriozisht këtë fakt teksa ka shtuar flokë me fotoshop në kokën e dukës në një foto për kopertinën e tij.Një foto e cila tregon dukeshën me djalin e saj Xhorxh dhe me dukën William e cila është marrë gjatë vizitës së familjes mbretërore në kopshtin zoologjik Taronta në Sidnej, është komentuar sapo revista Vanity Fair e ka vënë në kopertinën e saj.Kjo foto ku në krahasim me foton origjinale tregon Princ William me flokë të reja, është justifikuar nga dizenjuesit e revistës të cilët kanë thënë se vetëm nuancat e ngjyrat kanë bërë ndryshimin.