Dakota Fanning "Kam qënë një fëmijë i pjekur"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2014, 17:56
Aktorja 20-vjeçare Dakota Fanning, ka marrë famë në role filmash kur ishte ende një vogëlushe ndërkohë që fëmijët e tjerë i gëzoheshin moshës së tyre.Dakota ka realizuar një set fotografik për revistën “Town Country” ku në intervstë ajo shprehet "edhe përpara se të filloja aktrimin, në moshën 2, 3, 4, apo 5-vjeçare, kam qënë një fëmijë jashtëzakonisht i pjekur”Fanning e cila ka aktruar në krah të Elisabeth Olsen në “Very Good Girls” është një yll hollivudi më këmbë në tokë, veçanërisht kur bëhet fjalë për të mbajtur jetën private larg syrit të publikut.“Nuk kam ndërmend ta bëj publike jetën time private pasi ajo më përket vetëm mua” shprehet ajo.