Kinë, i riu kalon testin universitar duke shkruar me këmbë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Korrik 2014, 21:42
Peng Chao, në moshën 6-vjeçare humbi të dyja krahët, por kjo nuk e ka penguar të jetojë jetën e tij si gjithë të tjerët.Në moshën 19-vjeçare ai konkuroi dhe fitoi konkursin për t’u pranuar në universitet duke shkruar me këmbë. I riu jo vetëm shkruan më këmbë por bën gjithçka që mund të bëjë një njeri me dorë, pi ujë, ushqehet, eksploron në internet edhe mesazhet nga telefoni i shkruan më këmbë.Pavarësisht mungesës së duarve ai ka vendosur të mos e quajë veten ndryshe por të barabartë me të tjerët dhe ta jetojë atë si moshatarët e tij.