Vizitohet për dhimbje barku, mjekët i gjejnë stilograf në stomak
Doktorët të cilët i kanë bërë një skanim të detajuar me rreze x një femre që vuante nga dhimbjet e stomakut, janë shokuar kur kanë parë brenda saj një stilograf.Shing Fang, 20 vjeçe ka shkuar të vizitohet në spitalin e Taipei në Tajvan, pasi ajo nga dhimbjet nuk mund të hante më.Ajo gjithashtu ka rënë në depresion pasi analizat e para nuk kanë mundur të gjejnë problemin e saj.Doktorët e kanë operuar duke ia hequr menjëhere stilografin i cili mund të dëmtonte më tej organizmin e students.Ata theksuan se nëse do qëndronte më shumë në trupin e vajzës stilografi mund të kishte shkaktuar dhe vdekje.Për mënyrën se si mund të kishte përfunduar në stomak ai mjet i rrezikshëm, vajza ka thënë që nuk e mban mend që ta ketë gëlltitur atë./mv/oranewsonline/