Simon Cowell dhuratë surprizë për Cheryl Cole, 5 meshkuj striptistë

Cheryl Cole,  në ditëlindjen e saj të 31-të këtë të hënë, ka marrë një  dhuratë si asnjëherë më parë. Simon Cowell i ka bërë një dhuratë një “seksi show” me pesë meshkuj topless ku kanë kërcyer në skenën e  audicioneve të “X Factor”.Ndërkohë për Cheryl kjo ishte një surprizë kaq e papritur sa ka ngelur e shtangur dhe pa fjalë kur kanë hyrë në skenë pesë striptistët. Në fund pasi mori dhe një tufë me lule ajo falenderoi Simon duke i dhuruar një puthje në faqe.