Nicole Scherzinger, si e fitova betejën me buliminë
Këngëtarja 36-vjeçare, Nicole Scherzinger jo vetëm ka realizuar një set fotografik për revistën “Cosmopolitan” por edhe një intervistë ku ka folur për betejën kundër bulimisë.Scherzinger ka pranuar në vitin 2012 se ka vuajtur nga bulimia derisa më në fund ka kërkuar ndihmë.“Është një sëmundje e tmerrshme, ajo çfarë kam kaluar ka qënë përiudha më e errët e jetës sime, ndihesha e turpëruar që kisha çrregullime me ushqyerjen dhe askush nga familja ime nuk ishte në dijeni pasi e fshihja shumë mir딓Në momentin kur filluan të më binin flokët, madje dhe zëri filloi të më humbiste, nuk kisha fuqi të këndoja live, fillova të ndërgjegjësohesha dhe kërkova ndihmë” shprehet Nicole.Tashmë ajo gëzon një shëndet të plotë dhe i gëzohet martesës më Luis Hamilton, pilot i Formula 1.