Kamarierja ankohet në Facebook për bakshishet, pronari e pushon nga puna
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2014, 09:44
Një kamariere është pushuar nga puna pasi ka bërë një status në Facebook, ku është ankuar për një bakshish të ulët që ka marrë në restorantin ku punonte.Statusin e saj e ka printuar një shoqe dhe ia ka dërguar shefit të saj.Nëna 22 vjeçare Kirsten Kelly është lajmëruar nga pronari i restorantit se ajo tashmë nuk do punonte më aty.Vajza nga Teksasi kishte nevrikosur shefat e restorantit me statusin e saj që thoshte “Nëse ju vini në restorant dhe shpenzoni më shumë së 50 dollarë, atëherë ju duhet të lini një bakshish të përshtatshëm”.Ajo thotë se nuk e kishte menduar se nga kjo do pushohej nga puna, gjithsesi vajza ishte e bindur për atë çfarë kishte shkruar në statusin “fatal” të Facebook. /mv/oranewsonline/