Victoria Beckham pozon si fshatare për Vogue

Victoria Beckham është e famshme për veshjet e saj klasike dhe markat më të njohura, me fundet e ngushta dhe takat elegante.Por kësaj here stilistja ka ndryshuar stilin e saj për tu paraqitur në kopertinën e revistës Vogue në Britani.Ajo ka hequr të gjitha veshjet glamour për tu shfaqur me çizme kopshti  me një kapele  dhe me rroba të gjëra në një kopësht me lule.40 vjeçarja ka pozuar me një shall të kuq në qafë dhe me një qen në krahë për të mbuluar kopertinën  e Vogue të muajit gusht.