Megan Fox dashuron një femër të famshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Korrik 2014, 11:48
Meshkujt në të gjithë botën lënë kokën pas saj. por kur është pyetur se kush është ai person i njohur që ajo e ka fiksim, Megan Fox ka përmendur një femër.“Mendoj se Ellen është seksi, humori që ajo ka është seksi”- ka thënë 28 vjeçarja.Aktorja është shfaqur shpesh herë në programin e Ellen DeGeneres dhe ku herën e fundit prezantoi edhe dy djemtë e saj.Bukuroshja që është e martuar me 40 vjeçarin Brian Austen Green dhe ka edhe dy fëmijë të vegjël ka treguar se është një përkrahëse e madhe e femrës dhe që është munduar tu japë atyre kurajo për të qënë të pavarura dhe për të gjetur lumturinë e tyre të vërtetë.