Superminjtë pushtojnë planetin

Specialistët e Universitetit “Huddersfield” kanë bërë hulumtime në 17 qarqe të Britanisë dhe kanë zbuluar se është rritur në masë të madhe popullimi i një brezi të ri minjsh.Gjatësia e këtyre minjëve e kalon gjysmë metër dhe janë shumë rezistent ndaj helmeve të përdorura deri tani nga njeriu kundër tyre. Helmet kundër minjëve kanë mbetur të njëjta që nga viti 1950. Kjo, sipas studiuesve ka lejuar që tek minjtë të zhvillohet një mutacion gjenetik që mbron ata nga këto helme.Për më tepër, sipas studiuesve kjo gjeneratë e re e këtyre superminjëve riprodhohet me një ritëm vërtetë të furishëm. Siç vlerësohet, në vitin 2015 numri i superminjëve në Britani do të jetë sa dyfishi i numrit të të banorëve të saj!Ekspertët janë duke u bërë thirrje autoriteteve evropiane për të miratuar përdorimin e helmeve të reja të fuqishme për të vrarë superminjtë përpara se problem të përhapet në mënyrë të shfrenuar jo vetëm në Britani por edhe në rajone të tjera të botës./nzh/oranews online/