Viktima e sulmit me acid rifiton vetëbesimin

Naomi Oni, e sulmuar me acid në fytyrë nga shoqja e saj në vitin 2012, shprehet për “Closer Magazine” se po i rikthehet normalitetit. Madje 21-vjeçarja shprehet se ishte në lidhje më një djalë para disa kohësh por edhe pse nuk funksionoi tanimë ajo ndihet me më shumë vetbesim.Vetëm 18 muaj më para Naomi ishte si të gjithë moshatarët e saj, derisa në Dhjetor të 2012 ajo u sulmua me acid në fytyrë nga shoqja e saj, duke i shaktuar shumë djegie në fytyrë.Duke i shtuar fatkeqësisë së saj edhe ndarja me të dashurin ajo mendoi se kurrë nuk do ishte tërheqëse për të tjerët.Por me anë të ndërhyrjeve plastike tani ajo ndihet me fat dhe thotë që është gati të bjerë në dashuri me personin e duhur.