Cameron Diaz tregon trupin e saj për “Esquire”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2014, 17:57
Ylli hollivudian Cameron Diaz, ka realizuar një set fotografik për revistën amerikane “Esquire” ku fotot e saj më së shumti janë topless, dhe duket se nuk i bën përshtypje pas skenës nudo të realizuar në komedinë “Sex Tape” së bashku më aktorin Jason Segal.Në moshën 41-vjeçare Cameron tregon trupin e saj super në formë dhe të tonifikuar.Në intervistën e saj për revistën, biondja bukuroshe shprehet se ende nuk ndihet gati të bëhet nënë për shkak të impenjimeve të shumta në punën e saj.Që në muajin maj ka thashetheme se Cameron Diaz dhe Benji Madden, 35-vjeç, janë në lidhje së bashku madje ata janë fotografuar dorëpërdore në Los Angeles teksa kanë dalë nga palestra.