Nëna e tre fëmijëve zbulon së është lezbike, lë burrin për tu martuar me 'babysiterin'
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2014, 10:27
Kemi dëgjuar histori të joshjes ndaj kujdestarëve të fëmijëve (babysitter), dhe kur burri tradhëton gruan me këto vajza, por në këtë rast historia është ndryshe.
Michele Macfarlane tregon se ka zbuluar se është gay kur ka kaluar disa kohë në shoqërinë e kujdestares së fëmijëve të saj. Ajo ka rënë në dashuri me Marizette me të cilën më vonë është martuar.
Nëna e tre fëmijëve rrëfen se ka rënë çmendurisht në dashuri me vajzën e re dhe këtë e ka pasur të vështirë për t'ia treguar burrit të saj Peter me të cilin më vonë është divorcuar.“E mbaj mend që i kam thënë mënës sime se kujdestarja jonë është gay, dhe ajo më tha që është gjë e mirë se të paktën nuk do të hapë probleme me burrin. Tani që e mendoj qesh me vete”- thotë Michele.Por gruaja pas dy vitesh është ndarë nga kujdestarja për tu martuar me një femër tjetër Skye Grove me të cilë jeton në Londër.Ato të dyja jetojnë me 5 fëmijët e tyre, një vajzë të Grove 16 vjeçare, me dy djemt e Michele dhe një vajzë, dhe me një vajzë 6 vjeçare që Michele e kishte adoptuar kur ishte martuar me Marizette.“Asnjëherë nuk i dihet jetës, se kisha menduar kurrë se do isha lezbike, por nuk është vonë për të zbuluar se kush je në të vërtetë. Jam krenare që jam gay dhe më vjen keq që e kam zbuluar kaq vonë”- thotë Michele Macfarlane. /mv/oranewsonline/