Babai i sëmurë i lë video me këshilla vajzës së tij të cilën s'do ta shohë teksa rritet
Ian Pratt 44 vjeç i cili vuan nga një sëmudje e rëndë në tru me funksionimin e neuroneve, po përgatit një surprizë të bukur për vajzën e tij të vogël 3 vjeçare Georgiana.Burri i cili ka më pak se një vit jetë, ka regjistruar disa video vetes duke folur për gjëra të ndryshme që kanë lidhje me vajzën e tij dhe që ajo do i shikojë kur të rritet e të ndjejë praninë e babait të saj.Ian në këtë video i flet vajzës së tij adoleshente (pas 10 vitesh ku burri nuk do jetë i pranishëm) për djemtë, për pëlqimet e para, për karrierën e saj, për paratë dhe i jep këshilla asaj që ti ketë parasysh për jetën e saj edhe kur ai të mos jetë më.Ian dhe gruaja e tij Catherine kanë një histori të bukur dashurie ku kanë qëndruar prej 15 vitesh miq dhe pas një viti lidhje me njëri-tjetrin janë martuar duke u bërë prindër të një vajze të bukur.“Unë i kam thënë vajzës që i kam lënë disa para për udhëtimet e saj, por që të ketë kujdes me pjesën tjetër.”-thotë Ian.“Dua nga ajo që të fillojë shkollën dhe të jetë një studente e mirë. Nuk dëshiroj që ajo të jetë mjeke, por një specialist”“Mos u marto me nxitim, mendoji mirë zgjedhjet e jetës. Mos i mbaj sekrete mamit sepse ajo gjithmonë do ta gjejë zgjidhjen, dhe mos harro se të dua shumë.”-shton Ian në videon e tij.Gruaja e Ian, Catherine është një mbështetje shumë e madhe për burrin e saj dhe e ka ndihmuar atë të kalojë pjesën më të hidhur të jetës së tij. /mv/oranewsonline/