Ermal Mamaqi dhe Olti Curri batuta dhe ironi në “Facebook”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2014, 11:21
“Mos pi mall, bëj palestër” pikërisht kjo këngë nga Ermal Mamaqi ka shkaktuar batuta ironike në facebook mes tij dhe Olti Currit.Opinionisti Olti Curri pasi ka dëgjuar këngën e Ermalit ka shkurar “Mos pi mall bëj palestër, një këngë që pasi e dëgjon të shtyn më shumë të pish mall se të shkosh në palestër”.Dhe menjërehë ka reaguar Ermali “Lajmi i keq nga Olti Curri, pasi dëgjoi këngën la palestrën dhe filloi mallin. I lutem të gjithë shpërndarësve mos i jepni mall Oltit”Kaq ka mjaftuar për të filluar një “luftë” ironie në distancë mes dy personazheve të njohur të ekranit shqiptar.