13 herë shoqëruese nusesh por është beqare

Sherry Kettner është bërë pjesë e ngjarjeve të rëndësishme gjatë jetës së saj por duke qëndruar si spektatore dhe jo duke qënë personazhi kryesor.Vajza amerikane rrëfen se ka qënë shoqëruese nusesh 13 herë, por edhe pse në moshën 31 vjeçare ajo akoma se ka gjetur burrin e jetës së saj.Sherry ka fustane pafund dhe kujtime në dasma të shoqeve të veta dhe kushërirave. Ajo pohon se është një shoqëruese e përkryer nuses sepse tashmë është mësuar me këtë traditë.“Kur më ftojnë në dasëm unë pranoj me kënaqësi sepse është një nder për mua dhe kënaqësi të ndihmoj dikë në ditën e saj më të rëndësishme. Nuk e kam humbur shpresën se një ditë edhe unë do gjej burrin e jetës sime, do martohem dhe do bëj fëmijë."- ka thënë Sherry.31 vjeçarja ka një histori të ngjashme me personazhin e Katherine Heigl në filmin “27 dresses”.