Gisele Bundchen “rruan” kokën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2014, 17:51
Super-modelja seksi Gisele Bundchen ka ndryshuar stilin e flokëve teksa ka realizuar një set fotografik për “Balenciaga” për sezonin “Vjeshtë 2014”.E nëse qëllimi i saj është të befasojë publikun për reklamën e re pa dyshim që ia ka arritur, ndonëse duket e pamundur që kjo të jetë e vërtetë pasi mund të jetë një “trik” i kamerave.Në një foto të publikuar ajo duket me kokën pothuajse të rruar. Nënë e 2 fëmijëve edhe pse duket e menduar ulur në dysheme në një ambient me mure-pasqyra të thyera, në këtë foto bardh e zi duket një femër e fortë, e fuqishme dhe misterioze.