Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani nuk “fshihen” më, pranojnë lidhjen e tyre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2014, 18:02
Janë ndoshta çifti më i përfolur në mediat rozë për dashurinë e tyre, Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani.Për këtë histori dashurie ka filluar të përflitet që nga vera e vitit të kaluar, por Armina është mjatuar duke u shprehur vetëm “Jam e dashuruar” pa zbuluar personin që i kishte rrëmbyer zemrën.Dhe tashmë që divorci i Shkëlzenit nga ish-bashkëshortja është finalizuar ata nuk kanë pse ta mbajnë më sekret lidhjen dhe kanë realizuar një set fotografik për revistën “Who” me nëntitull “Shkëlzeni dhe Armina nuk e fshehin dashurinë e tyre”