Revista e femrave zgjedh për në kopertinë një vajzë të veçantë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2014, 15:03
Revista The Australian Women's Weekly ka vënë në kopertinën e saj një grua e cila prej disa vitesh është bërë një inspirim jete dhe shprese.Turia Pitt, e cila para tre vitesh u dogj nga flaka e një pishtari në maratonën e Australinë perëndimore, është vlerësuar nga kjo revistë si një vajzë guximtare dhe shëmbull për të gjithë.26 vjeçare dogji 64 përqind të trupit të saj dhe doktorët nuk kishin shpresa për shërimin e saj. Megjithatë edhe pse ajo ndenji shumë kohë nën shërim dhe me një maskë në fytyrë, vajza ia doli të shërohej dhe organizmi i saj të rigjeneronte funksionet jetësore.Ajo thotë se i dashuri i saj prej vitesh Michael Hoskin ka qënë një forcë e madhe dhe pa të nuk do ia dilte mbanë./mv/oranewsonline/