Eros Ramazzotti dhe Marica, muaj mjalti në Paris
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2014, 13:26
Ata i thanë “Po” njëri-tjetrit pak ditë më parë dhe kanë vendosur të kalojnë muajin e mjaltit në një nga qytetet më romantike në Europë , Paris.Më e bukur se kurrë Marica është fotografuar para dhe pas përfundimit të sfilatës së Valentinos për meshkuj, ku ajo duket simpatike dhe elegante si një yll hollivudi.Kishe veshur me një veshje elegante nga të njëjtët stilistë, Maria Grazia Chiuri dhe Pierpaolo Piccioli, të cilët kanë dizenjuar edhe fustanin e saj me notat muzikore të këngës që Eros i ka kushtuar.