Virusi vdekjeprurës “Ebola” shpërthen në Sierra Leone

Një virus vdekjeprurës ka shpërthyer në Sierra Leone. Ekipet ndërkombëtare për ndihmë mjekësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë janë duke u marrë me virusin “Ebola”.Kjo vjen pasi gjashtë pacientë të dyshuar me virusin “Ebola” janë marrë nga spitalet. Nja nga këta pacientë vdiq. Ndërkohë që zyrtarë të shëndetësisë lokale thanë se virusi vdekjeprurës mund të përhapet.Gati 200 persona kanë vdekur nga virusi “Ebola” në Afrikën Perëndimore kur u raportua për herë të parë në mars në Guinea.Për virusin “Ebola” nuk ka shërim apo vaksinë. Ai është një nga virusët me vdekjeprurës në botë.