Noah,është vetëm 7 vjeç por ka arritur të fitojë betejën me kancerin
Fotoja është dëshmi e asaj beteje që Noah ka fituar me sëmundjen e leuçemisë me të cilën u diagnostifikua në moshën 4 vjeçare. Atëherë mundësitë për të shpëtuar ishin 50 me 50.Në fotografinë e ndarë në dy pjesë, në të majtë është Noah 4 vjeçar, i hollë dhe i zbehtë , pasi i është nënshtruar disa cikleve kemio. Ndërsa në krah të djathtë , Noah në moshën 7 vjeçare , me flokë të verdhë dhe vetulla të dala.Noah tashmë është kthyer në një simbol se kanceri jo gjithmonë të mund. Fotoja e tij është përdorur gjatë një fushate sensibilizuese "Jeta ime është Dëshmi " nga Qendra e Femijëve me Kancer , në Qëndrën Mjekësorë të Misisipit.Rreth 500 fëmijë dhe 230 adoleshentë janë diagnostikuar me sëmundjen e leuçemisë, gjatë viteve të fundit në Shtetet e Bashkuara. Në 5 vitet e fundit rastet me të mbijetuar nga kjo sëmundje kanë qenë 60-70 përqind.