Edhe tre viktima të reja nga virusi MERS

Zyrtarët sauditë kanë njoftuar se edhe tre poersona kanë vdekur nga virusi MERS ndërsa numri i të vdekurve nga ky virus, ka arritur në 163.Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se që nga rrasti i parë me Sindromin e Frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS), 520 raste janë identifikuar deri më tani.Tre viktimat e fundit, të treja femra, kanë vdekur të premten.Përhapja e sëmundjes e sidomos shpërthimi i saj në një spital në Jeddah, ka bërë që ministri i shëndetësisë të shkarkohet gjatë muajit të kaluar.MERS është raportuar gjithashtu edhe në Egjipt, Jordani, Liban, Holandë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shtetet e Bashkuara.Ky virus i ka prekur kryesisht personat që e kanë vizituar Arabinë Saudite.MERS është i ndërlidhur me virusin SARS, nga i cili në vitin 2003 kanë vdekur 800 njerëz në mbarë botën.MERS tek pacientët shkakton kollitje, temperatura të larta, problem me frymëmarrjen dhe shpeshë mosfunksionim të veshkave. (Marrë nga Radio Evropa e Lirë)