Mungesa e gjumit tek fëmijët mund të cojë në obezitet
Sipas studimeve të fundit thuhet që fëmijët të cilët nuk flejnë mjaftueshëm kanë më shumë mundësi të bëhen obeze kur arrijnë moshën 7 vjec.Studimi i publikuar ne gazetën “Pediatria” nuk ka dhënë detaje pasi ende nuk është vërtetuar se cila periudhë e munguar e gjumit mund të cojë në këtë gjëndje.Drejtoresha e spitalit pediatrik në Amerikë, pas një studimi të kryer shprehet se “ Një ndër faktorët që ndikon në obezitet është pagjumësia gjatë vegjëlisë. Por ende nuk është zbuluar faktori I cili ndikon në rritjen e peshës me kohëzgjatjen e gjumit.Njëkohesisht gjatë studimeve të bëra për lidhjen ndërmjet obezitetit dhe mungesës së gjumit janë bërë edhe studime të tjera duke matur indeksin e masës së trupit e cila percakton obezitetin vetëm në bazë të gjatësisë dhe peshës.Project Viva ka bërë studime të gjata lidhur me impaktin e shëndetit që gjatë shtatzanisë e pas lindjes.Matjet e bëra tek një fëmijë 7 vjecar obez përfshirë gjatësinë, peshën, masa dhjamore e trupit,të zonës së barkut dhe vitheve pararaqesin shumë rrezik për shëndetin kardiako-metabolik.Këshillohet që kohëzgjatja e gjumit për fëmijët nga 6 muajsh deri në 2 vjec është 12 orë në ditë, për 3 deri ne 4 vjec 10 orë në ditë, dhe për moshën 5 deri ne 7 vjec deri në 9 orë në ditë.Është bërë një studim me fëmijët e moshave të ndryshm dhë është konstatuar që ata të cilët flinin më pak, dukë iu bërë matjet e trupit, kishin më shumë shance të prekeshin nga obeziteti kur të rriten. Kjo u vu re më shumë tek familiet me të ardhura të ulta.Por theksohet se duhen bërë më shumë studime për të kuptuar ndikimin që ka në shëndetin tonë kohezgjatja së gjumit, dhe për të kuptuar gjithashtu se cfarë ndikimi ka gjumi në hormonin që kontrollon urine. Gjithashtu mungesa e gjumit ndikon të jesh më e uritur.